Mjeku i Interit ka lajme të mira për tifozët zikaltër

17 Nëntor 2019
17:32
back button

Shefi mjekësor i Interit Piero Volpi ka siguruar se Alexis Sanchez mund të rikthehet para kohe pas dëmtimit në kavilje. Sulmuesi i huazuar nga Manchester United është dëmtuar gjatë një ndeshjeje me Kilin muajin e kaluar.

Në fillim, prognoza ishte rreth tre muaj larg fushave. “Kemi punuar mirë me Alexis Sanchez dhe ai dëmtim që ka pësuar kishte nevojë për monitorim të vazhdueshëm, por gjërat kanë shkuar shumë mirë,” shprehet shefi mjekësor i zikaltërve për La Cuarta.

“Ai pritet të kthehet në fushë nga mesi i janarit, por Alexis mund të kthehet akoma më herët. Në ditët e ardhshme ai do të nisë punën me topin, kështu që nëse gjithçka shkon mirë, atëherë mund të jetë gati për Krishtlindje.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit