Mkhitaryan e ka vendosur të ardhmen: Ndihem shumë herë më mirë këtu!

25 Mars 2020
21:50

Henrinkh Mkhitaryan është në huazim te Roma deri në fund të sezonit, me verdhekuqtë që kanë të drejtën e blerjes. Klubi kryeqytetas ende nuk e ka vendosur nëse do ta blejë përfundimisht armenin, ndërsa ky i fundit duket se e ka marrë vendimin e tij.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat italiane, Mkhitaryan shprehet se te Roma ndihem shumë herë më mirë se tek Arsenal dhe kjo është për arsyen se përshtatet shumë mirë me lojën e verdhekuqve.

“Kur isha tek Arsenal më kërkonin gjëra të tjera nga këtu te Roma. Atje prisnin të tjera gjëra. Filozofia e Emery është shumë e ndryshme nga ajo e Fonsecës. Këtu ndihem shumë herë më mirë dhe arsyeja është e thjeshtë: Luaj futboll më mirë dhe besoj se përshtatem shumë mirë këtu.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit