Mkhitaryan tek Interi, tani është zyrtare. Ja detajet e kontratës së “xholit” taktik të Inzaghit

1 Korrik 2022
11:43
Alfred Lleshi
back button

Një tjetër goditje e Interit në merkato, para sezonit 2022-2023. Është Henrikh Mkhitaryan, armeni, që në fakt kishte firmosur ditë më parë me zikaltrit deri më 30 qershor 2024, por marrëveshja e depozituar sot në Ligë nga klubi milanez.

I freskët nga tri sezone të mira te Roma, Mkhitaryan do të mbushë 34 vjeç janarin e ardhshëm dhe mund të mburret me përvojën ndërkombëtare dhe fleksibilitetin e madh taktik që e lejon atë të luajë pa dallim mes mesfushës dhe sulmit.

Në 3-5-2 e Simone Inzaghit, për shembull, armeni mund të vendoset edhe si mesfushor në vend të Calhanoglu dhe në mbështetje të një sulmuesi, siç kishte bërë me Mourinhon te Roma.

Një përforcim falas, sepse lojtari ishte i lirë, që shton radhët e mesfushës zikaltër, tashmë të pasuruar me shtimin e Asllanit, i zyrtarizuar të enjten.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit