MLS, shikoni golin e pabesueshëm nga një kënd i pamundur (Video)

17 Shtator 2021
13:59
Denis Hakanaj
back button

Një tentatovë për të krosuar është kthyer në golin e vitit.

Michael Barrios, sulmues kolumbian i Colorado Rapids, ka shënuar një gol të pabesueshëm në MLS, në sfidën kundër Portland Timbers.

Lojtari ka goditur nga vija fundore, nga pozicioni në të cilin Christian Vieri ka realizuar një gol të famshëm me fanellën e Atletico Madrid kundër PAOK.

Megjithatë, mrekullia e realizuar në minutën e 87-të nuk ka shërbyer për t’i dhuruar fitoren skuadrës së tij, që në minutat e fundit ka pësuar golin e barazimit 2-2 final.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit