MMA, bën selfie e më pas vallëzon me rivalin e hedhur në tapet

1 Tetor 2019
20:04
Telesport
back button

Në eventin Bellator 227, zhvilluar në Dublin (Irlandë), Michael “Venom” Page ka qenë protagonist absolut në kafaz. Kampioni britanik mundi me “ko” irlandezin Richard Kiely, sfidë e mbyllur që në raundin e parë.

Gjithsesi, gjatë dhe pas duelit, Page ka kryer disa gjeste jo fort të hijshme karshi gjyqtarit dhe rivalit. Gjatë duelit, ai ka improvizuar sikur po bënte një selfie, me rivalinq ë e kishte nën vete. Kjo i kushtoi 1 pikë.

Më pas, Michael Page hedh “ko” rivalin pas një goditje me gjuy dhe nis të vallëzojë në tapet, duke krijuar jo pak polemika. Pas këtij dueli, sportisti britanik mori edhe rtofeun MVP, në duelin e tij të dytë në Bellator.

Ai ka sharë gjyqtarin “copë m**i” dhe për këtë veprim është nën hetim. Page ka kërkuar falje për gjestin dhe fgyerjet, duke kërkuar njëkohësisht që në të ardhmen të mos gjykohet më nga gjyqtari me përvojë Dan Miragliotta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit