“MoAuba” fiton Kupën e Botës në FIFA dhe $250,000

5 Gusht 2019
21:04
back button

Kupa e Botës në FIFA 2019 është fituar nga lojtari profesionist nga Gjermani i sporteve elektronike Mohamed “MoAuba” Harkous.

Pas tre ditëve të kompeticionit në Londër mes 32 lojtarëve më të mirë të FIFA-s rreth e qark botës, MoAuba ka mposhtur Msdossary 3-2 me lojë.

MoAuba ka fituar 250,000 dollarë bashkë me ftesën për të qenë i pranishëm në çmimet e FIFA-s që do të zhvillohen në Milano në shtator.

“Të fitosh Botërorin është një ndjesi absolutisht  papërshkrueshme. Nuk më besohet,” është shprehur fituesi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit