Modeli unik, Ferrari zbulon makinën që s’do të ketë kurrë kopje

26 Mars 2019
20:47
Telesport
back button

Ferrari, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka zbuluar sot modelin e saj të ri, P80/C, një makinë kryesisht për pista garash. Një ekzemplar unik, i porositur dhe ndërtuar posaçërisht për një klient nga Hong Kongu, emri i të cilit nuk bëhet me dije.

Për të projektuar dhe ndërtuar këtë makinë janë dashur 4 vite, ku modeli bazë ka qenë 488GT3. Makina e re me dy sedilje, është tepër moderne e frymëzuar edhe nga modeli Dino 206 si dhe është e përshtatshme edhe për rrugën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit