Modelja e “OnlyFans” i bën propozimin pikant portierit të kombëtares meksikane

23 Nëntor 2022
11:57
Telesport
back button

Guillermo Ochoa, potieri i kombëtares meksikane të futbollit, ka marrë një propozim mjaft pikant nga patriotja e tij Wanda Espinoza. Kjo e fundit është një modele e njohur e platformës OnlyFans,

Memito, do të të mbaj kaq ashpër pranë meje sa do të jesh më i lumturi nëse do të shpallemi kampionë të botës në futboll”, ka thënë bukuroshja meksikane në një emision televiziv, duke shpresuar që të karikojë portierin.

Një mesazh mbështetës edhe për kombëtaren e vendit të saj në botërorin e Katarit. Wanda ka më shumë se një milionë ndjekës në Instagram, ku shpërndan shpesh foto “hot”. Portieri Ochoa nuk është i vetmi që ka marrë propozime të tilla para se të nisej për në Katar.

Modelja Daniella Chaves i ka propozuar një abonim falas në faqen e saj të OnlyFans sulmuesit Hirving Lozano. Të njëjtin ofertë ka bërë edhe Jessica Sodi për spanjollin Alvaro Fidalgo.

Gjithsesi, propozimi i Wanda Espinoza është më joshës, pasi i ka premtuar portierit meksikan një takim nga afër. Kush e di se çfarë mendon për këtë premtim Karla, bashkëshortja e portierit prej vitit 2017, me të cilin ka dy fëmijë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit