Modelja, tifoze e Interit: Ronaldo? Nuk është mashkulli që më intereson…

21 Mars 2019
12:20
Alfred Lleshi
back button

Modelja e njohur italiane, Ines Trocchia, ndërhyri në emisionin e mbasdites “Pomeriggio 5” dhe iu përgjigj pyetjes: "Nëse Cristiano Ronaoldo ju ofron një udhëtim me avionin e tij privat, a nuk do ta pranonit?" Ajo u përgjigj: "Unë jam e angazhuar për fat të mirë dhe në një marrëdhënie dashurie. Futbollisti nuk është lloji i mashkullit, që më përshtatet". 

E njohur si një tifoze e Interit, me ngjyrat e të cilit edhe ka pozuar mjaft e nxehtë, ajo nuk përmendi ndonjë emër futbollisti, por i konsideroi ata si tradhtarë në një marrëdhënie: "Unë nuk jam shumë e interesuar për ta. Ndoshta janë fenomenë në fushën e tyre, por e dinë se shumë gra bien në “këmbët” e tyre dhe gjithmonë kanë kënaqësinë për ta bërë këtë”.

 

Modelja në fjalë ka pozuar në të kaluarën edhe për “GQ”, “Maxim” dhe “Playboy” në Rumani. Ajo është e habitur nga numri i njerëzve që i bëjnë kërkesa seksuale çdo ditë, shumë prej të cilave i konsideron absurde: "Ndodh që njerëzit më shkruajnë çuditshëm, ka nga ata që duan të jenë skllevërit e mi. Më pyesin nëse mund të vijnë e të pastrojnë shtëpinë time pa I paguar. Madje, janë të gatshëm të më paguajnë. Ka nga ata që duan fotot e këmbëve të mia".

Krejt ndryshe duhet të jetë njeriu i ëndrrave të saj, të cilin pretendon se nuk e ka takuar ende: "Personi im ideal duhet të më japë siguri, por të mos jetë shumë mospërfillës. Duhet të më trajtojë mirë, të më bëjë të ndihem e rëndësishme, por nuk duhet të jetë shumë poshtë meje, përndryshe do të filloja ta shihja si një qen të vogël".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit