Modric: Ai është një talent i madh, por gjithnjë është eklipsuar nga CR7

9 Dhjetor 2018
14:40
Telesport
back button

Luka Modric, që pak ditë më parë fitoi Topin e Artë, beson se shoku i tij i skuadrës te Real Madrid, Karim Benzema, është po aq i talentuar sa ai dhe mjaft të tjerë, por prania e Cristiano Ronaldo ka eklipsuar sulmuesin francez. Benzema ka ardhur në Madrid në vitin 2009 dhe po bën gati një dekadë me skuadrën “merengues”, por sipas fantazistit kroat gjithnjë është nënvlerësuar. Në 433 ndeshje me Real Madrid sulmuesi francez ka realizuar 202 gola, duke qenë golashënuesi i shtatë në historinë e klubit. Shifra që e bëjnë atë një legjendë.

Benzema ka qenë dhe mbetet një lojtar i madh. E shoh përditë në stërvitje atë që ai bën, ndaj e vlerësoj shumë. Prania e Cristiano Ronaldo te Reali eklipsoi atë dhe shumë lojtarë të tjerë, pasi portugezi tërhiqte vëmendjen e të gjithëve në media. Por Karim është po aq i talentuar sa CR7, një makinë golash, çka e ka vërtetuar gjatë këtyre viteve me fanellën e Real. Njerëzit ende nuk e kuptojnë se ai është një kampion dhe se sa i rëndësishëm është ai për ne”, u shpreh Luka Modric, duke vlerësuar shokun e tij të skuadrës Karim Benzema.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit