Modric i pakënaqur: E gjitha kjo është çnjerëzore

14 Qershor 2022
19:05
Denis Hakanaj
back button

Luka Modric ka qenë protagonist me penalltibë e shënuar që i dha mundësinë Kroacisë së tij të mposhtë Francën në Nations League.

Megjithatë, sipas fjalëve të mesfushorit nuk duket se ka shumë entuziazëm për këtë sukses dhe një ndjenjë pafuqie duket se mbizotëron përballë një kalendari vërtet të mbushur me angazhime, veçanërisht pas një sezoni të lodhshëm si ai i sapo përfunduar.

Siç raporton Vecernji List që citon Nova TV, kapiteni i kombëtares kroate shprehu të gjithë zhgënjimin e tij për kaq shumë ndeshje të Nations League në një kohë të shkurtër:

“Sigurisht që jemi të lumtur për fitoren ndaj Francës, por mbi të gjitha për mbylljen e kësaj pjese të turneut. Ne e merituam të fitonim kundër francezëve dhe gjithashtu në të kaluarën shpesh kemi qenë afër ta bëjmë këtë, por nuk ia kemi dalë. Tani ia kemi dalë dhe jemi të lumtur”.

Por pas një analize të parë të ndeshjes, Modric ka folur për kalendarin: “Çdo ndeshje është e rëndësishme për kombëtaren, edhe ato miqësore, por duhet të them të vërtetën: më shqetëson numri i madh i ndeshjeve.

“Kjo është çnjerëzore dhe anormale. Ne luajtëm katër ndeshje në 10 ditë dhe secili duhej të jepte 100%. Në të vërtetë, për të luajtur këto ndeshje ne duhej të jepnim shumë më tepër se 100% në fushë.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit