Modric vendos rekord, Topi i Artë bëhet i pavdekshëm për Realin

19 Maj 2019
12:59
Eraldo Harlicaj
back button

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, e ka nisur nga minuta e parë ndeshjen ndaj Real Betisit. Kroati po luan ndeshjen e tij të 200 me fanellën e madrilenëve. 

Kroati po luan sezonin e tij të 7 me "galaktikët". Topi i Artë u afrua nga Mourinho në sezonin 2012-13. Ai ka qenë shumë i rëndësishëm në sukseset e Real Madridit përgjatë viteve. 

Në 199 ndeshje, pa llogaritur të sotmen që po luhet ndaj Betisit, ai ka fituar 134 takime, 32 barazime dhe ka shijuar 33 humbje. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit