Moggi dhe Seria A, ish-drejtuesi i Juventus nuk përjashton surprizat

23 Korrik 2021
14:18
Denis Hakanaj
back button

Luciano Moggi ka dhënë mendimin e tij në lidhje me sezonin e ardhshëm të Serisë A.

Ish-drejtuesi i bardhezinjve ka bërë parashikimet e tij për të përditshmen Libero:

“Vetëm Milan-i dhe Atalanta kanë mbajtur stafin teknik të sezonit të kaluar, ndërsa Inter ka humbur Conte-n. Bëni kujdes nga Atalanta, ka një trajner për titull”, ka shkruar Moggi.

“E njëjta gjë mund të thuhet për Milan-in në lidhje me konfirmimin e Pioli-t, i cili ka ndihmuar kuqezinjtë të sigurojnë një vend të dytë të papritur. Problemi i vetëm është se tani pritet titulli nga kuqezinjtë”.

Në lidhje me Juventus-in dhe Inter-in: “Bardhezinjtë duhet të kthehen të jenë favoritë me rikthimin e Allegri-t, ndërsa Inter do të jetë kundërshtari i përhershëm, ndoshta i dobësuar nga largimi i Conte-s”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit