Luciano Moggi pretendon se Thierry Henry ka dështuar tek Juventusi sepse ka vuajtur nga markimi i ngushtë që bëhet në Serie A.
“E dinim se Henry do të bënte shumë mirë në Angli tek Arsenali,” shprehet ish-drejtori i përgjithshëm i bardhezinjve.
“Arsene Wenger është një mjeshtër i stolit, edhe ai mund të kishte qenë pasardhësi i Lippi-t tek Juventusi.
Henry në Itali vuajti nga markimet e ngushta dhe u mërzit kur u ul në stol. E dinim se do të bënte shumë mirë në Angli dhe ashtu ndodhi. “