Moggi kundër Juventus-it: Arbitri e favorizoi

18 Dhjetor 2018
22:07
Denis Hakanaj
back button

Dy penalltitë e kërkuar nga Torino në derbin e fundit kundër Juventus vazhdojnë të diskutohen. Për këtë ka folur edhe ish-drejtuesi i bardhezinjve, Luciano Moggi, i cili ka thënë për radion "Crc" se:

"Një penallti ishte e sigurt për Torino-n, nuk ka dyshime. Unë nuk i kam thënë kurrë jo VAR-it, por kam thënë gjithmonë se është një sistem subjektiv, e menaxhuar nga njeriu".

Moggi ka komentuar edhe deklaratat e presidentit të Torino-s, Urbaino Cairo, i cili ka folur të hënën për një varësi psikologjike të arbitrave ndaj Juventus-it.

"Varësia psikologjike ekziston dhe ka ekzistuar gjithmonë. Ka situata të caktuara ku mendon për varësi psikologjike, sepse nuk mund të ketë shpjegim tjetër", ka thënë Moggi.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit