Moggi: Sarri? Nuk e meriton, është treguar i padrejtë

15 Janar 2021
20:28
Denis Hakanaj
back button

Ish-drejtori i përgjithshëm i Napoli-t, Luciano Moggi ka folur për skuadrën axurre në një intervistë të dhënë për Radio 1. Ish-drejtuesi ka dalë hapur kundër një kthimi të mundshëm të Sarri-t.

“Nuk mund të kritikohet Gattuso dhe nuk mund të kërkohet një kthim i Sarri-t, i cili është treguar i padrejtë me klubin dhe tifozët. Ekipi është i fortë, por është fizikisht inferior në krahasim me 3 të parat e renditjes”, ka thënë Moggi.

“Napoli është i fortë në të gjitha repartet, por mendoj se është pak i lehtë në sulm. Të gjithë luajnë mirë me topin në këmbë, por kanë disa mangësi në aspektin fizik”.

“Ky mund të jetë një handikap i skuadrës. Megjithatë, Napoli është akoma në luftë për titullin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit