Moggi sulmon Sarri-n: Është një e keqe për futbollin

16 Shtator 2019
16:39
Denis Hakanaj
back button

Luciano Moggi hidhet në sulm.

Ish-administratori i deleguar i Juventus-it ka përdorur fjalë të ashpra kundër trajnerit të bardhezinjve, Maurizio Sarri, para se të bënte një parashikim në  lidhje me luftën për titullin në Serinë A.

“Sarri ka zakonin që të gjejë gjithmonë një justifikim, e bën kudo. Kjo është një e keqe për futbollin dhe Conte ka bërë mirë që i  është përgjigjur në atë mënyrë”, ka thënë Moggi për radion Punto Nuovo.

“Temperaturat e larta nuk vlenin vetëm për të, por edhe për Fiorentina-n, që ka luajtur më mirë se skuadra e tij. Kam menduar gjithmonë se për të ndryshuar lojën e një ekipi duhen ndryshuar lojtarët, që nuk është bërë”.

“Juventus ka kampionë të mëdhenj, të cilët mund të zgjidhin një ndeshje në çdo moment, por që nuk mund ta ndryshojnë stilin  e lojës. Allegri? U largua sepse kishte përfunduar një cikël dhe sepse donin të ndryshonin një lojë të kritikuar nga të gjithë”.

“Titulli? Mendoj se Napoli, por kryesisht Inter-i, janë më afër Juventus-it.  Napolitanët janë përforcuar dhe kanë një trajner të madh”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit