“Moment historik”, Al-Khelaifi nuk përmbahet: Tani presim vetë një gjë

28 Maj 2023
15:00
Denis Hakanaj
back button

Një sezon i përbërë nga ulje-ngritje dhe një tjetër eliminim i hershëm nga Champions League. Megjithatë, PSG gëzon për triumfin në në Ligue 1.

Edhe presdienti Nasser Al-Khelaifi ka shprehur gjithë gëzimin e tij për mediat franceze pas barazimit ndaj Strasburgut:

“Natyrisht që është një moment historik për Paris Saint-Germain. Ky titull i njëmbëdhjetë francez shpërblen të gjithë punën që ata kanë bërë gjatë dymbëdhjetë viteve të fundit. Arritja e kulmit të historisë së Ligue 1 dhe tejkalimi i një legjende si ajo e Saint-Etienne është diçka për të cilën ne jemi krenarë”.

Për meritat: “Më pëlqen të shpërblej të gjithë ata – drejtorë, lojtarë, staf dhe tifozë – që, veçanërisht që nga kampionati i parë në 1986, kanë kontribuar për ta bërë këtë klub një pikë referimi.

“Ky rekord është domosdoshmërish edhe i tyre, falënderoj gjithashtu të gjithë ata që kanë kontribuar këtë sezon në fitimin e këtij titulli të njëmbëdhjetë, lojtarët, stafin dhe të gjithë bashkëpunëtorët e Klubit që po punojnë shumë për të arritur këtë qëllim.

“Ishte e vështirë, por ia arritëm. Tani mezi presim ta festojmë këtë titull të shtunën e ardhshme në Parc des Princes gjatë ndeshjes kundër Clermont”, ka thënë presidenti parisien.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit