Momente frike në Europa League, futbollisti rrezikon jetën pas roveshatës së “mallkuar” (VIDEO)

8 Nëntor 2019
16:33
back button

Në ndeshjen e Europa League të zhvilluar në Angli mes skuadrës së Wolves dhe sllovakëve të Slovan Bratislava ka pasur një moment vërtet të frikshëm dhe ku u mendua më e keqja. Sfida u fitua nga ujqërit me golin e Raul Jimenez në të 92′, por mbrojtësi Kenan Bajric rrezikoi jetën, pasi sulmuesi meksikan tentoi roveshatë dhe në vend të topit kapi kokën e tij.

Futbollisti slloven ra pa ndjenja pas goditjes që mori në kokë dhe u deshën rreth 10 minuta që mjekët të ndërhynin dhe ta dërgonin në spital. Jashtë rrezikut për jetën, por ende i shtruar në Sllovaki.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit