Momente paniku në NFL, lojtari përfundon në spital pas bllokimit nga rivali (video)

1 Tetor 2022
18:20
Telesport
back button

Momente paniku gjatë një ndeshje të NFL (National Football League) mes Miami Dolphins dhe Cincinnati Bengals. Lojtari i Dolphins, Tua Tagovailoa, u shtrua me urgjencë në spital, pasi pësoi dëmtime në qafë dhe kokë. Ai u dëmtua gjatë një bllokimi që i bëri rivali gjatë lojës.

Skuadra e Miami Dolphins, përmes një komunikate, bëri me dije se Tagovailoa ishte gjatë gjithë kohës koshient dhe mund të lëvizë gjymtyrët dhe kokën. Ai qëndroi për disa orë në spital dhe më pas u dërgua në shtëpi, ku është nën mbikqyrjen e stafit mjekësor.

Lajme të mira pas pamjeve në TV, ku lojtari u largua me barrelë nga fusha. Incidenti ndodhi pak minuta para pushimit. Lojtari u rrëzua keq në fushë pasi u bllokua nga kundërshtari, duke dëmtuar cervikalen e qafën, ndërsa gishtat i ngurtësosheshin papritur. Stafi mjekësor i vendosi një qafore në fushë kur po e transportonte në spital.

Ky incident ndodhi vetëm 4 ditë pas një tjetër përplasje të fortë që po ky lojtar pati ndaj Buffalo Bills. Edhe në këtë takim, Tagovailoa u përplas keq në tokë, u ngrit me këmbët e tij por më pas u rrëzua. Në atë ndeshje, ai u rikthye në fushë në pjesën e dytë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit