Momente të vështira për Gegën, Partizani i del në krah teknikut kampion

25 Nëntor 2020
21:02
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega, po kalon momente të vështira. Ai po luan ndeshjen e tij më të rëndësishme, atë me jetën. Tekniku u përkeqësua për shkak të COVID-19 dhe u dërgua me urgjencë në Turqi.

Kukësi bëri me dije lajmin fatkeq, ndërsa së fundmi ka reaguar dhe Partizani për një lajm të tillë. Klubi i kuq, që u shpall kampion me trajnerin Gega, uron shërim të shpejtë për trajnerin e tyre.

“Familja e Partizanit i uron Skënder Gegës shërim të shpejtë dhe rikthim sa më parë në fushat e lojës. Jemi të gjithë me ty në këto momente të vështira. Do ta fitosh edhe këtë betejë kampion”, – shkruhet shkurtimisht në faqen zyrtare të klubit.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit