Momenti i vështirë i Kukësit, Hallaçi merr përgjegjësitë mbi vete!

10 Janar 2021
16:12
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri aktual i Kukësit, Rrahman Hallaçi, ka reaguar pas rezultateve të dobëta të ekipit të tij. Ai përmes Facebook-ut të tij gjen momentin për t’i kërkuar falje tifozëve të verilindorëve.

“Dëshiroj të ndaj një mesazh të shkurtër me tifozët kuksianë. E di që këto nuk janë rezultatet për të cilat kemi punuar të gjithë së bashku ndaj jam i zhgënjyer po aq sa jeni dhe ju, si kuksian, ish-kapiten dhe aktualisht trajner i Kukësit.

“Dhimbjen po e ndiejmë njësoj si ju, për këtë ju garantoj. Skuadrën e kam marrë dy herë në gjendje të rënduar psikologjike, ky është fakt. Herën e parë ia dola dhe nuk do të dorëzohem as herën e dytë.

“Bashkë me stafin teknik, me drejtuesit, me lojtarët dhe mbi të gjitha me ju tifozët kuksian, të bashkuar më shumë se kurrë, në këtë moment të vështirë do ta kalojmë dhe këtë moment krize që mund t’i ndodhe çdo skuadre.

“E kisha për detyre dhe e ndieja në shpirt e zemër këtë mesazh ta ndaja me ju tifozët e Kukësit. Edhe një herë tjetër, ndjesë për rezultatet negative. I urojmë suksese ish-kapitenit dhe njëkohësisht kapitenit”, – tha Hallaçi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit