Momenti kur pronari i Chelsea-t largohet me nxitim mos ta kapin tifozët (VIDEO)

25 Shtator 2023
17:57
Telesport
back button

Rezultatet katastrofike të Chelsea-t kane bere qe tifozeria blu te humbase durimin edhe pse jane shpenzuar ne 1 vit rreth 1 mld euro merkato.

Bashkëpronari i Chelseat, Behdad Eghbali ishte i pranishëm në humbjen e hidhur 1-0 të skuadrës së tij nga Aston Villa në Stamford Bridge. Pas ndeshjes, ai thuhet se ka vizituar edhe dhomën e zhveshjes për disa arsye për të folur me lojtarët.

Pas kësaj, Eghbali nuk priti realisht në Stamford Bridge dhe u largua shpejt nga stadiumi.

Teksa ai po largohej, disa fansa tentuan t’i afroheshin por Eghbali u pa duke ikur me nxitim drejt makinës së tij. Bashkëpronari po përballet edhe me kritika për tifozët, me skuadrën që ka treguar pak përmirësim që nga sezoni i kaluar, pavarësisht investimeve të shumta për lojtarë të rinj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit