Momenti për prestigj, baraspeshë e plotë mes kuqezinjve dhe Turqisë

19 Mars 2019
16:00
Alfred Lleshi
back button

Shqipëria dhe Turqia janë ndeshur 10 herë në histori, mes tyre. Nga këto, 4 fitore iu takojnë kuqezinjve, po kaq edhe turqve, ndërsa dy ballafaqime kanë përfunduar në barazim. Pra, kemi një barazpeshë totale në këtë drejtim. Sa i përket golaverazhit, kombëtarja e drejtuar nga Christian Panucci është më lart. Kuqezinjtë kanë shënuar 14 gola, përkundrejt 10 golave të kundërshtarit.

Kuptohet, në këtë raport ka ndihmuar fitorja 3-2 në miqësoren e fundit mes këtyre dy kombëtareve, e luajtur në nëntor 2017 në Antalia, po me Panucci në stol. Katër nga këto ndeshje kanë qenë miqësore, ndërsa të tjerat në kuadrin e kualifikueseve për Kampionatin Europian apo Kampionatin Botëror. Herën e fundit kur ishim në një grup ndodhi në vitin 2006, për kualifikueset e Botërorit të Gjermanisë.

Nr

Data

Vendi

Ekipi vendas

Rezultati

Ekipi mik

Kompeticioni

1

13 dhjetor 1970

Stamboll

Turqia  

2 – 1

  Shqipëria

Kualifikimet për “Euro 1972”

2

14 nëntor 1971

Tiranë

Shqipëria  

3 – 0

  Turqia

Kualifikimet për “Euro 1972“

3

27 tetor 1982

Izmir

Turqia  

1 – 0

  Shqipëria

Kualifikimet për “Euro 1984”

4

11 maj 1983

Tiranë

Shqipëria  

1 – 1

  Turqia

Kualifikimet për “Euro 1984”

5

28 mars 1985

Tiranë

Shqipëria  

0 – 0

  Turqia

Ndeshje miqësore

6

21 janar 1998

Antalja

Turqia  

1 – 4

  Shqipëria

Ndeshje miqësore

7

25 prill 2001

Gaziantep

Turqia  

0 – 2

  Shqipëria

Ndeshje miqësore

8

26 mars 2005

Stamboll

Turqia  

2 – 0

  Shqipëria

Kualifikimet për “Botërorin 2006”

9

12 tetor 2005

Tiranë

Shqipëria  

0 – 1

  Turqia

Kualifikimet për “Botërorin 2006”

10

13 nëntor 2017

Antalia

Turqia

2-3

Shqipëria

Ndeshje miqësore

Kujtojmë se Shqipëria bën pjesë në Grupin H, së bashku me Francën, Islandën, Turqinë, Moldavinë dhe Andorrën. Kuqezinjtë e fillojë garën kualifikuese më 22 mars 2019 kundër Turqisë, në shtëpi, dhe e mbyllin më 17 nëntor 2019 me Francën, po në shtëpi.

Më poshtë keni kalendarin e ndeshjeve të Shqipërisë në këto eliminatore:
22 mars 2019: Shqipëri-Turqi
25 mars 2019: Andorra-Shqipëri
8 qershor 2019: Islandë-Shqipëri
11 qershor 2019: Shqipëri-Moldavi
7 shtator 2019: Francë-Shqipëri
10 shtator 2019: Shqipëri-Islandë
11 tetor 2019: Turqi-Shqipëri
14 tetor 201: Moldavi-Shqipëri
14 nëntor 2019: Shqipëri-Andorra
 19 nëntor 2019: Shqipëri-Francë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit