Paris Saint-Germain ka përsuar një humbje të rëndë në javën e 29-të të kampionatit francez. Skuadra e Pochettino-s, në fakt, është mundur 3-0 në fushën e Monaco, vendi i shtatë i Ligue 1.
Nuk ka pasur histori ndeshja e luajtur në Stade Louis II. protagonisti i ndeshjes ka qenë Ben Yedder, autor i dy golave. Sulmuesi i bardhekuqve e ka hapur takimin me një gol të bukur në minutën e 25-të dhe e ka mbyllur atë me një penallti në të 84-ën.
Penallti që është ndalur nga Donnarumma, por topi ka marrë një trajektore të çuditshme pas pritjes dhe ka përfunduar në portë në mënyrë të pabesueshme.
Në mess, në minutën e 68-të, ka qenë goli i Volland.
Pavarësisht humbjes së sotme, Mbappe me shokë kryesojnë renditjen e kampionatit francez me një avantazh të konsiderueshëm ndaj ndjekësve.