Monaco ka një ide “galaktike”, gati oferta për yllin e Real-it

20 Janar 2021
15:31
Denis Hakanaj
back button

Mbrojtësi i Real Madrid, Marcelo, mund të ndërmarrë nëj aventurë të re në Francë.

Ylli i Los Blancos, i lënë mënjanë prej disa muajsh tashmë nga Zidane, mund të veshë shumë shpejt fanellën e Monaco në Ligue 1.

Lajmin e ka thënë AS, që ka shpjeguar se klubi i Principatës është shumë i interesuar për futbollistin 32-vjeçar.

Klubi francez duket se është gati t’i ofrojë brazilianit një rrogë prej 6 milionë eurosh në sezon, e njëjta shumë që merr sulmuesi Ben Yedder.

Marcelo paguhet 9 milionë euro aktualisht nga madrilenët, por do të ishte gati të bënte një sakrificë ekonomike vetëm për të patur mundësinë që të luajë rregullisht.

Ai ka luajtur vetëm shtatë ndeshje deri tani në të gjitha kompeticionet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit