Monaco, Kovac zbulon çfarë u tha lojtarëve para përmbysjes së çmendur ndaj PSG

21 Nëntor 2020
19:26
Denis Hakanaj
back button

Monaco ka marrë një sukses të rëndësishëm kundër Paris Saint-Germain në Ligue 1. Meritë e një përmbysje të çmendur.

Sekreti? Motivimi i trajnerit Niko Kovac në dhomat e zhveshjes që ka shtyrë lojtarët të përmbysin sfidën dhe të fitojnë 3-2.

Siç ka bërë të ditur L’Equipe, trajneri ka thënë: “Pas pjesës së parë u kam thënë lojtarëve se kishin luajtur keq dhe se nuk ishim Monaco që unë doja të shihja”.

“Kam thënë se gjithçka është e mundur, se mund ta mposhtnim PSG-në nëse do të luanim si ekip. Jam shumë i kënaqur për reagimin e skuadrës. Në pjesën e parë kemi patur frikë dhe ka qenë e qartë. Por nëse luan me shpejtësi, me një prekje, fillon të kesh besim te vetja”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit