Monaco në rënie të lirë, Metz-i i Balliut e eliminon nga kupa

22 Janar 2019
22:56
Denis Hakanaj
back button

Një tjetër rezultat zhgënjyes për skuadrën e Thierry Henry, i cili duket se ka marrë një barrë tepër të rëndë mbi shpatulla, duke pranuar të drejtojë Monaco-n në krizë, në mes të një sezoni të dështuar.  

Pas humbjes 5-1 të pësuar në javën e fundit të kampionatit, bardhekuqtë janë eliminuar edhe në 1/16-at e Kupës së Francës, ku janë mundur 3-1 në shtëpi nga Metz-i i Ivan Balliut, i cili ka qenë në fushë nga fillimi deri në fund. 

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare mbante shiritin e kapitenit, ndërkohë që Metz luante pa disa titullarë.

Pas një pjese të parë të luftuar, të mbyllur në barazim 1-1 me gola të Hein (32') dhe Falcao 39'), miqtë kanë siguruar kualifikimin në 1/8-at në pjesën e dytë falë realizimeve të Gakpa (62') dhe Niane (74'). 

Këto dy skuadra mund t'i lënë vendin njëra-tjetrës sezonin e ardhshëm, duke parë se Metz-i kryeson renditjen e Ligue 2, ndërsa Monaco mban vendin e parafundit në Ligue 1. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit