Monaco, rregullorja ndal Fabregas-in

15 Janar 2019
22:54
Denis Hakanaj
back button

Cesc Fabregas, i cili ka debutuar në Ligue 1 me fanellën e Monaco kundër Marseille në transfertë, duhet të ndalet menjëherë. 

Ish-mesfushori i Chelsea-t, në fakt, do të jetë i detyruar ta shtyjë debutimin e tij në "Louis II" dhe ta ndjekë nga tribuna ndeshjen kundër Nice, që do të luhet këtë të mërkurë. 

Në fakt, kjo ndeshje do të luhet një muaj më vonë nga sa ishte parashikuar. Do të jetë një ndeshje e javës së 17-të, e cila nuk u zhvillua për shkak të protestës së "Xhaketave të Verdha".

Sipas rregullores së Ligue 1, në rastet kur një ndeshje përsëritet ose shtyhet, trajnerët mund të përdorin vetëm lojtarët që kanë qenë pjesë e kubit në datën kur ndeshja duhej të luhej. 

Gjithsesi, debutimi i Fabregas është shtyrë vetëm me disa ditë. Me përjashtim të surprizave, ai do ta luajë ndeshjen e parë në shtëpi me Monaco-në 19 janarin e ardhshëm kundër Strasbourg-ut. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit