Monaco ka marrë një fitore të madhe kundër PSG-së në javën e 26 të Ligue 1.
Klubi i Principatës ka fituar 2-0 në Parkun Princave dhe është ngjitur në vendin e katërt të renditjes, duke shkuar vetëm dy pikë larg kampionëve në fuqi të Francës, që mbeten në vendin e tretë në renditje dhe tani janë katër pikë larg kreut.
Kjo ka qenë fitorja e parë e Monaco në fushën e PSG-së që nga 2016-ta. Diop (6′) dhe Maripan (51′) kanë qenë autorët e golave për miqtë.
Një humbje e papritur për skuadrën e Tuchel, që vinte nga fitorja e madhe e marrë pesë ditë më parë në Champions League kundër Barcelona-s.