Monaco turpërohet brenda, shpërthen Henry

19 Janar 2019
21:54
back button

AS Monaco vazhdon të zhgënjejë në Ligue 1. Skuadra e cila dy sezone më parë shkëlqente kampionatin vendas dhe në Champions League duket e shpërfytyruar. 

Në javën e 21-të ka ardhur një tjetër disfatë e turpshme 5-1 ndaj Strasbourg brenda në Stade Louis II. 

As ardhja e Cesc Fabregas nuk ka rregulluar gjendjen e ekipit të Thierry Henry, i cili është përfshirë në një konfrontim me një prej lojtarëve kundërshtarë. 

Trajneri francez ka nxjerrë gjithë inatin te një prej kundërshtarëve, duke e ofenduar rëndë: “Është minuta e 45-të, gjyshja jote është një kurvë.”

Me vetëm 15 pikë të grumbulluara, Monaco tashmë ndodhet në vend të parafundit të Ligue 1 dhe rrezikon seriozisht rënien nga kategoria. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit