Monaco “vetëvritet” në fund, shkëlqen “dështaku” i Atletico Madrid (VIDEO)

10 Shkurt 2019
17:12
back button

Monaco nuk ia doli të fitojë në fushën e Montepellier edhe pse udhëhoqën deri në minutën e 90’-të të ndeshjes. Klubi nga Principata u ndal në barazim 2-2 dhe u ngjit në vend të 19-të me 19 pikë, një më shumë se Cane që pret Nantes në fushën e vet.

Tani nën drejtimin e Leonardo Jardim, Monaco ia doli të kalojë në avantazh në pjesën e parë me golin  e Gelson Martins, sulmuesi i huazuar nga Atletico Madrid, i cili ishte protagonist edhe në golin e dytë të shënuar nga Falcao.

Gjithsesi vendasit ia dolën të barazojnë dy herë rezultatin me golat e Laborde dhe të Delort, ky i fundit shënoi me penallti në minutën e parë shtesë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit