Monchi zbulon dhuratën e veçantë e Maradonës: Ai më bëri “origjinal”…

28 Maj 2020
11:58
Alfred Lleshi
back button

Monchi dhe Maradona bashkëndanë sezonin 1992-1993 te Seville. “Dora e Zotit” ishte rikthyer pas një viti e gjysmë skualifikimi për doping dhe në ekipin andaluzian gjeti trajnerin e Kupës së Botës 1986, Carlos Bilardo. Ish-menaxheri i Romës foli shumë mirë për Diego, duke kujtuar disa kuriozitete. “Ndarja e të njëjtës dhomë zhveshjeje me Maradonën ishte një ëndërr, – tha ai për programin “Informe Robinson”.

– Me të, gjithçka ka qenë e lehtë që nga dita e parë. Ai kurrë nuk ka qenë 100% me ne, por ka luajtur një futboll që i ka magjepsur të gjithë. Një herë, gjatë një shëtitjeje në Barcelonë, unë mbaja një orë false në dorë. Kur Diego zbuloi se ishte imitim, më ftoi në shtëpinë e tij për të më dhënë një “Cartier” origjinal. Tani keni një orë të bukur, më tha. Ju nuk keni pse të mbani gjëra false”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit