Morata gati për Botërorin: Nuk do të doja të isha Luis Enrique

29 Shtator 2022
11:00
Denis Hakanaj
back button

Goli i tij vendosi ndeshjen e së martës kundër Portugalisë, duke lejuar që Spanja të kualifikohet në Final Four të Nations League. Alvaro Morata sheh një të ardhme të ndritur për kombëtaren.

“Ne jemi shumë të lumtur sepse nuk ishte e lehtë të mposhtnim Portugalinë në shtëpi. Ishte e vështirë, por ne kishim besim dhe ia dolëm. Falë Nico Williams, ai ishte vendimtar për ne.

“Ne kemi një të ardhme të shkëlqyer me djemtë që po rriten. Jemi një grup i madh dhe e meritojmë. Është një fitore që erdhi falë punës së ekipit”, ka rrëfyer ai.

Në lidhje me Kupën e Botës: “Grupi është shumë i mirë. Nuk do të doja të isha në vend të trajnerit, janë pesëdhjetë apo gjashtëdhjetë lojtarë që kanë shansin të shkojnë në Kupën e Botës. Jemi me fat që ka kaq shumë lojtarë të nivelit të lartë”.

Spanja është në një grup me Gjermaninë, Kosta Rikën Japoninë në Kupën e Botës dhe do ta nisë aventurën në Katar më 23 nëntor me ndeshjen kundër Kosta Rikës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit