Morata i lumtur për rinovimin te Juventusi: “Mezi pres djem, jam krenar! Kjo do të thotë se…”

16 Qershor 2021
15:24
Telesport
back button

Alvaro Morata flet për herë të parë pas statusit zyrtar të qëndrimit të tij te Juventus, me klubin e Juventusit që dje në mbrëmje zyrtarizoi zgjatjen e huazimit nga Atletico për një sezon tjetër.

Ky është mesazhi i spanjollit, nga grumbullimi me ekipin Roja, në kanalet sociale të Juventusit:

“Përshëndetje djema, faleminderit shumë për mbështetjen tuaj. Të gjithë e dini se sa e rëndësishme është për mua të kem një vit tjetër te Juventus, unë jam shumë i lumtur dhe shumë krenar, pres që të ndaj momente të tjera me ju në stadium.

Tani unë do të përqendrohem në Kampionatin Evropian, i cili është shumë i rëndësishëm, por mezi pres të të përqafoj përsëri të gjithë. Forza Juve gjithmonë”.

Një mesazh dashurie, të cilit vetë Juventusi iu përgjigj: “Edhe ne jemi shumë të lumtur dhe krenarë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit