Morata në udhëkryq…, asnjë kontakt Juve-Atletico Madrid

8 Prill 2021
15:06
Alfred Lleshi

E ardhmja e Alvaro Morata mund të jetë “telenovela” e merkatos së verës. Sulmuesi spanjoll, i huazuar te Juventusi këtë sezon, është në duart e klubit bardhezi, i cili mund ta zgjasë huazimin edhe për një vit tjetër, duke paguar 10 milionë euro, ose të vendosë ta blejë atë plotësisht për 45 milionë euro. Siç raportohet nga gazeta spanjolle “Marca”, megjithatë, Atletico Madrid (skuadra që zotëron kartonin e lojtarit) nuk ka marrë ndonjë telefonatë interesimi nga “Zonja e Vjetër”.

“Colchoneros” janë duke pritur për një “dorovitje” të mirë nga klubi torinez, por gjasat janë që Juventusi të heqë dorë nga lojtarët për arsye ekonomike. Eliminimi i hershëm nga Champions-i këtë sezon i ka ndërlikuar gjërat edhe financiarisht. E sigurt është që, nëse bardhezinjtë nuk kualifikohen në Ligën e Kampionëve të ardhshëm (të renditen në 4 vendet e para të Serie A), Morata do të largohet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit