Morata nuk fshihet, ndez ëndrrat e tifozëve me deklaratat e fundit

4 Korrik 2020
15:14
Denis Hakanaj
back button

Alvaro Morata ka udhëhequr drejt fitores Atletico Madrid në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Mallorca-s. Një dygolësh fantastik për spanjollin që, bashkë me Koke, i ka dhuruar tri pikë në kampionat Colchoneros.

Nëse në La Liga skuadra e Simeone është e qetë në vendin e tretë, ndryshon çështja për sa i takon ecurisë në Champions League pasi të jetë mbyllur kampionati.

Ish-ylli i Juventus-it nuk është fshehur dhe ka dashur të motivojë skuadrën në pritje të Final Eight.

“Kemi akoma disa ndeshje që duhet të fitojmë në kampionat. Ky sezon ka qenë shumë i vështirë për ne. Objektivi është që të qëndrojmë sa më lart të jetë e mundur në renditje dhe më pas do të kemi një test emocionues në Champions”, ka thënë Morata për Mundo Deportivo.

“E dimë çfarë do të thotë për tifozët tanë, për klubin dhe për secilin nga ne. E dimë se mund të luftojmë çdo skuadër. Kemi eliminuar ekipin më të mirë të Europës, dhe ky është një tregues”.

“Mund dhe duhet të besojmë se mund t’ia dalim. Edhe pse nuk jemi shumë larg nga niveli i skuadrave më të mira”.

Mesazh i qartë ai i Morata-s që ka fiksuar objektivin për Atco-n e tij. Fjala e fundit i takon fushës…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit