Morata: Po të isha i shqetësuar për veten, do të luaja…

30 Tetor 2019
17:36
Denis Hakanaj
back button

Atletico Madrid ka marrë vetëm një barazim 1-1 kundër Alaves. Skuadra e Simeone-s ka shpërdoruar mundësinë për  të marrë tri pikë shumë të rëndësishme në La Liga.

Goli i Alvaro Morata-s ka qenë vetëm një iluzion, teksa vendasit gjetën golin e barazimit falë Perez. Një rezultat me të vërtetë zhgënjyes për Colchoneros dhe sulmuesin spanjoll, i cili ka patur një rast për të realizuar edhe golin e dytë.

I vetëm përballë portierit, ish-ylli i Real Madrid dhe Juventus-it ka gabuar një gol që do t’i kishte siguruar fitoren skuadrës së tij. I intervistuar pas ndeshjes, Morata është shprehur i zhgënjyer kryesisht për faktin se skuadra nuk arriti të merrte fitoren.

“I shqetësuar për veten? Po të isha, do të luaja tenis. Jam i zhgënjyer sa të gjithë lojtarët e tjerë të ekipit. Kemi patur një mundësi për të fituar dhe nuk kemi përfituar. Kemi humbur dy pikë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit