Morata te Juventusi, është e kryer. Sot vizitat mjekësore (detajet e plota)

22 Shtator 2020
8:52
Alfred Lleshi
back button

Alvaro Morata po kthehet te Juventusi pas katër vitesh. Tani është e kryer. Qendërsulmuesi spanjoll, 27-vjeç, do të kryejë ekzaminimet mjekësore qysh sot, të martën në mëngjes, pasi ka zbarkuar në Torino gjatë natës.

“Zonja e Vjetër”, në fakt, e përshpejtoi mbylljen e marrëveshjes me Atletico Madrid në bazë të një huazimi “të rëndë” prej 10 milionë euro, i rinovueshëm edhe për sezonin pasardhës, përsëri me 10 milionë euro, me të drejtën e blerjes përfundimtare për 45 milionë euro, nëse huazimi do të jetë vjetor, pra më 2021, ose 35 milionë euro nëse huazimi do të jetë 2-vjeçar, pra më 2022. Operacioni në total do të kushtojë 55 milionë euro.

Në këtë pikë, pra, ardhja e Edin Dzeko nga Roma zbehet përfundimisht. Kjo për shkak të ndërlikimeve midis Arkadiusz Milik dhe Napolit. “Tym i zi”, i cili bllokon të gjithë tablonë, e detyroi “Zonjën e Vjetër” të përqafojë përsëri Moratën. Andrea Pirlo ka “9” e tij dhe është një ish-bashkëlojtar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit