Morata zbulon të ardhmen e Griezmann: Kjo është shtëpia e tij

20 Mars 2019
18:35
Telesport
back button

Alvaro Morata deklaroi sot se sulmuesi francez Antoine Griezmann nuk do të largohet nga Atletico Madrid. Madje sulmuesi spanjoll shkoi edhe më tej, duke thënë se Madridi është shtëpia e Griezmann, ku do të qëndrojë gjatë.

Morata ka hedhur poshtë çdo hamendësim që ka dalë kohët e fundit se sulmuesi 27-vjeçar francez do të largohet në fund të sezonit. “Nuk jam i shqetësuar për të ardhmen e tij, pasi e shoh Griezmann gjithnjë të lumtur me ne”, u shpreh Morata

Sulmuesi spanjoll erdhi në merkaton e janarit tek Atletico nga Chelsea.”Kjo është shtëpia e Antoine dhe mendoj se ai është i lumtur këtu. Bashkë jemi një dyshe e mirë dhe nëse luajmë edhe më shumë do të jemi edhe më efikasë para porte”, u shpreh Alvaro Morata.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit