Moratti kthehet në ‘Pinetina’ pas 10 vitesh: Tek Interi i tripletës do të kishte vend për… Lautaron

1 Mars 2024
12:44
Alfred Lleshi
back button

Pothuajse 10 vite pas herës së fundit, Massimo Moratti u kthye në “Pinetina” (qendrën sportive të zikaltërve). Ish-presidenti, në drekën me Inzaghin dhe skuadrën, ka bërë disa shaka me gazetarët e pranishëm: “Faleminderit për ftesën, është një gjë shumë e bukur, një emocion.

Interi më i mirë ndonjëherë? Ndoshta, është vërtet argëtues. Të them të drejtën, nuk e prisja që Inzaghi të ishte kaq i mirë. Ai është shumë i mirë, vërtet trajner i mirë. Sinqerisht është shumë i mirë, Interi luan shumë mirë.

A nuk mbaron kurrë dashuria ime për Interin? Ky është Interi, është diçka thelbësore, – shtoi Moratti. – Është një pasion shumë i gjatë, shumë i fortë. Kjo vlen për të gjithë familjen time, jo vetëm për mua”.

Rreth sezonit zikaltër: “Në kampionat, Interi është super favorit, luan mirë dhe është ekipi më i fortë. Në Champions League jam më supersticioz”.

Krahasimi Lautaro Martinez-Milito, ja si e sheh ish-presidenti zikaltër: “Lautaro? Do të kishte qenë shumë mirë tek Interi që fitoi tripletën, por do t’i duhej ta shtynte Militon me shpatull”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit