Moratti kujton Simoni-n: Një trajner fisnik, të cilit iu mohua një kampionat

22 Maj 2020
16:31
Denis Hakanaj
back button

Në ditën e kujtimit të suksesit të Inter-it në finalen e Champions League kundër Bayern Munich, bota zikaltër është tronditur nga një lajm i trishtuar. Ndarja nga jeta e ish-trajnerit Gigi Simoni në moshën 81 vjeç.

“Ka qenë një protagonist i madh i historisë së Inter-it, ka fituar një kupë europiane shumë të rëndësishme, i është mohuar të fitonte një kampionat që do ta kishte merituar absolutisht”.

Me këto fjalë të thëna për ANSA-n e ka kujtuar Massiimo Moratti, ish-presidenti i Inter-it, figurën e Gigi Simoni-t.

“Një trajner fisnik, të cilin e vlerësoja shumë. Telefonata që kam marrë nga gruaja e tij më ka shkaktuar një dhimbje të madhe”.

Ish-numri një i zikaltërve i është referuar kampionatit të humbur nga Inter në sezonin 1997-98 dhe të fituar nga Juventus. Një kampionat që mbahet mend për penalltinë që nuk iu dha Fenomenit në përballjen me bardhezinjtë në javët e fundit të sezonit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit