Moratti shpreson te një tjetër 22 maj magjik: Gjithçka mund të ndodhë

22 Maj 2022
15:49
Denis Hakanaj
back button

Në nje intervistë të dhënë për Radio Uno Rai, ish-presidenti i Inter-it, Massimo Moratti, është kthyer të flasë për 22 majin e mrekullueshëm të 2010-ës dhe për Triplete-n e fituar nga skuadra e tij. Jo vetëm.

Ajo datë, që rastis edhe me javën e fundit të Serisë A të këtij viti, rrit shpresat e zikaltërve për titullin. “Mbaj mend përqendrimin dhe mbi të gjitha qetësinë me të cilën ajo skuadër e ka përgatitur atë ndeshje (finalaj e Champions 2010)”, ka thënë Moratti.

“Nuk kemi vuajtur. Ka qenë një festë dhe për këtë do t’i jem gjithmonë mirënjohës lojtarëve dhe Mourinho-s, që kanë arritur një sukses të pabesueshëm pa na bërë të vuajmë në ndeshjen e fundit.

“Përtej faktit se është një profesionist shumë serioz dhe një trajner shumë i mirë, ai arrin të krijojë një empati brenda skuadrës dhe të fitojë besimin e të gjithëve: lojtarëve, drejtuesve, mjekëve, presidentit”.

Nga e shkuara tek e tashmja me luftën e sotme për titull: “Nuk varet më nga ne. E rëndësishme për ne është të fitojmë me Sampdoria-n, më pas në futboll mund të ndodhë gjithçka. Mendoj se është një gjë e vështirë, por shpresoj që të ndodhë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit