Moratti s’ka mëshirë për juventinët: S’kisha dyshime, duhet ta pranojnë

13 Dhjetor 2018
19:58
Denis Hakanaj
back button

Gjykata e Kasacionit ka hedhur poshtë kërkesën e Juventus në lidhje me heqjen e titullit të 2006-ës, që iu dha Inter-it nga Federata Italiane e Futbollit pas skandalit "Calciopoli".

Në lidhje me  këtë çështje ka folur edhe ish-presidenti i zikaltërve, Massimo Moratti, i cili ka shprehur kënaqësinë e tij për vendimin e marrë nga Kasacioni.

"Gjithçka e rregullt, si pasojë e asaj që ndodhi. Gjithsesi, mbetet një titull i fituar dhe tani duhet ta pranojnë juventinët. Por unë isha i sigurt. Paqe me Agneli-n? Kemi qenë gjithmonë miq, le të them se kjo ndjenjë është më shumë publike tani", ka thënë ish-numri një i Inter-it.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit