Moreno i rikthehet Itali-Kore e Jugut: Trapattoni frikacak, nuk e dëmtova Italinë!

6 Maj 2019
16:27
back button

Ish-arbitri Byron Morena ka folur sërish për ndeshjen e famshme Itali-Kore e Jugut e vitit 2002, e vlefshme për 1/8 e Kupës së Botës.

Në atë sfidë Italia humbi 2-1 në kohën shtesë dhe u eliminua nga Botërori mes polemikave të mëdha. 

Moreno vendosi “drejtësi” në atë ndeshje duke dhënë shumë vendime të kontestuara dhe të gabuara. Në një intervistë për “Futbol Sin Cassette”, ish-gjyqtari nga Ekuadori iu rikthye asaj sfide pas 17 vitesh.

Ndaj Zambrotta pati një ndërhyrje të ashpër, që e detyroi të dalë nga fusha, por për arbitrin ishte thjesht një faull, “Po, ndaj Zambrotta ishte penallti, ishte faull për karton të kuq, pa asnjë dyshim”, pranoi në intervistë Moreno.

Megjithatë i qëndroi mendimit se ndaj Tottit nuk ishte penallti, “Ishte lojtari korean që e preku topin i pari dhe më pas Totti. Ai e mori topin e parë dhe jo Totti që u rrëzua”, vijoi ai më tej.

“I kërkova Tottit dhe Trapattonit të flisnim pas ndeshjes, por më refuzuan. A e dëmtova Italianë? Jo, nuk e bëra. Ndoshta nuk pashë ndërhyrjen për karton të kuq, por nuk e dëmtova Italinë. Nuk kishte penallti ndaj Tottit, asgjë e çuditshme, vendimi ishte i pastër. Trapattoni është një frikacak. Përveç Tottit, ishte Tommasi, i vetmi sulmues në zonë ishte Del Piero. Si gjithmonë ai është frikacak”, përfundoi Moreno, duke iu referuar zëvendësimit që Trappatoni bëri në pjesë e dytë, duke hequr Del Pieron dhe në vend të tij hodhi një shkatërrues si Gattuso, në minutën 61’, kur ndeshja ishte 1-0 për Italinë.

Kujtojmë që në minutën 88’ Koreja e Jugut barazoi shifrat dhe në minutën 117’ shënoi golin e kualifikimit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit