Mori karton të kuq pas ndërhyrjes horror, Tottenham habit me Son

4 Nëntor 2019
18:07
Eraldo Harlicaj
back button

Tottenhami ka apeluar kartoni e kuq të Son Heung-min e marrë në ndeshjen kundër Evertonit. Koreano-jugori shpërtheu në lot pas dëmtimit të tmerrshëm të Andre Gomes dhe nuk u mor aspak me kartonin e kuq. 

Gjyqtari Martin Atkinson e ndëshkoi me karton të verdhë fillimisht, por duke parë dëmtimin e portugezit e ktheu vendimin në të kuq me konsultimin e VAR. “Spursat” nuk kanë qenë aspak dakord me këtë vendim dhe presin ta kenë sulmuesin në fushë që në ndeshjen e radhës. 

Pochettino e ka lojtar shumë të rëndësishëm në formacionin e tij. Seanca e sotme stërvitore ka qenë rikuperuese dhe për koreano-jugorin, pasi trajneri dhe lojtarët janë munduar ta ngushëllojnë dhe ta bindin që të mos fajësojë veten. 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit