Morrati i lë të gjithë pa fjalë, bën gjestin e madh për punonjësit

17 Shtator 2021
9:44
Alfred Lleshi
back button

“Saras”, një kompanie nafte në pronësi të Massimo Moratti, si shumë kompani të tjera, iu desh të bënte pushime nga puna për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid-19. Për punëtorët, pra, një pagë e reduktuar, e cila, megjithatë, do të kompensohet me rreth 150 euro neto që do të arrijnë në pagesat e tetorit, nëntorit dhe dhjetorit pas gjestit të ish -presidentit të Interit, i cili ka zgjedhur të dhurojë pagën e vet vjetore në dobi të punonjësve.

Moratti, në një letër dërguar punonjësve të zyrës në Sarroch (krahina e Cagliari), shkruan: “Unë ju falënderoj për sakrificat që po bëni, të cilat janë një ndihmë e madhe në kapërcimin e një periudhe të vështirë. Pagën time vjetore po e kaloj për ju, duke shpresuar se ky veprim do t’ju lehtësojë, të paktën pjesërisht, barrën e pushimeve nga puna”.

Paga vjetore e Morattit, afërsisht 1.5 milionë euro, do të shpërndahet midis të gjithë punonjësve, përjashtuar drejtuesit. “Familja Moratti edhe një herë demonstron se është afër punonjësve të saj. Unë kurrë nuk kam parë një iniciativë të ngjashme në ndonjë realitet sipërmarrës në Sardenjë”, – komentoi Stefano Fais nga korporata “Rsu e CGIL”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit