“Mos e fusni Atletico-n si shkak! Ky ishte problemi i Milanit sot, por nuk jam i shqetësuar aspak sepse…”

28 Nëntor 2021
18:13
Telesport
back button

Duke folur në mikrofonat e MilanTv në pas-ndeshjen Milan-Sassuolo, Sandro Tonali ka bere nje autokritike: “Na dhemb të arrijmë epërsinë 1-0 dhe të pranojmë gol pas tre minutash. Kjo ndikoi tek ne dhe më pas pësuam 2-1 shpejt. Më pas nuk reaguam si Milan. Edhe sot pësuam 3 gola. Kemi bërë shumë gabime dhe mund të bëjmë më shumë se sa kaq. Per fat, luajmë menjëherë dhe mund të reagojme në një ndeshje tjetër. Ne duhet të fitojmë dhe ky është qëllimi”.

Për një relaksim të mundshëm pas ndeshjes me Atleticon.

“Unë nuk mendoj se ka pasur ndonjë relaksim. Ne jemi profesionistë. Fitorja në Madrid na jep besim dhe nuk duhet të na bëjë të relaksohemi. Problemi ishte të pranonim dy gola shpejt dhe të mos ishim në gjendje të tregoheshim cinik pas kaq shumë mundësish te krijuara”.

Nëse ekipi është i shqetësuar.

“Ne nuk jemi të shqetësuar, por është keq të jesh Milan dhe të humbasësh dy ndeshje të ligës në një moment si ky. Pas 11 ndeshjeve të para, ne kemi parë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, duhet të ngrihemi dhe të kthehemi duke luajtur si Milan, sic kemi bërë gjithmonë “

Lajme të tjera

Lajmet e fundit