Mos e humbisni! Reportazhi rrëqethës i televizionit anglez për “Dardanët” (video)

12 Shtator 2019
9:15
Alfred Lleshi
back button

Angli-Kosovë ishte një mundësi e mirë për të evidentuar vlerat e përfaqësueses së shtetit më të ri në Ballkan. Mediat europiane shkruajtën për serinë e 14 ndeshjeve radhazi pa humbje, për shpërthimin e çmendur të trajnerit Bernard Challandes në konferencën për shtyp, para fitores 2-1 me Republikën Çeke, për ndryshimin drastik në 20 vite, nga lufta në paqe, nga shpërnguljet masive dhe genocidi serb te stadiumet plot e në festë, kur luajnë “Dardanët”. 

Një reportazh rrëqethës i ka kushtuar Kosovës televizioni anglez ITV, para ndeshjes me “Tre Luanët”. Gjithçka falë suksesit të kombëtares kosovare në futboll. Miliona njerëz e kanë parë këtë reportazh të jashtëzakonshëm, që tregon qartë rrugëtimin e mundimshëm, të përgjakur e plot sakrifica, me të vrarë e të zhdukur të Kosovës, nga okupimi serb në ditët e sotme, kur përmes futbollit po lakohet për mirë në mediat e kontinentit. Prestigjiozja sportive italiane e përfshinte dje kombëtaren e drejtuar nga Challandes në mesin e “Hirusheve” të këtyre eliminatoreve, që synojnë të jenë pjesë e finaleve të “Euro 2020”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit