Mos e prekni Gjimshitin! Meriton vetëm duartrokitje… Del para tv dhe i kërkon falje ekipit: “Ndihem keq sepse…”

6 Qershor 2022
23:54
Telesport
back button

Berat Gjimshiti shprehu keqardhjen për gabimin që i kushtoi një gol Shqipërisë ndaj Islandës, por shprehu bindjen se Shqipëria, duke shmangur pikërisht këto gabime, do ta mbyllë në vendin e parë në grup.

“Të them të drejtën, për mua është rezultat i keq. Në pjesën e parë luajtëm më mirë, pastaj në të dytën jo mirë, bëmë gabime. Te goli bëra unë gabim. I kërkoj falje skuadrës. Jam i zhgënjyer me veten, kishim mundësi ta fitonim ndeshjen.”

Të njëjtat gabime: “E vështira të them pse. Te gabimi im mund të flas për veten. Ishte një gabim teknik, doja ta hiqja topin në anësore por e kapa keq dhe e dhashë si asist.” Reagimi jo i duhur: “Jo vetëm unë por edhe të tjerët që kanë eksperiencë duhet të ndihmojnë të tjerët.

Të them të drejtën ishte e vështirë ta rregulloja lojën të ishe më agresiv. Çdo lojtar që ishte në fushë u mundu të jepte maksimumin. Ishim kundërshtarët më agresivë. Objektivi, i arritshëm: “Erdhëm këtu me një qëllim, për ta fituar ndeshjen, pasi e dimë që kemi skuadër me cilësi. Duhet të jemi të vetëdijshëm për cilësitë tona. Sigurisht nëse nuk i bëjmë ato gabime që bëmë sot do ta lëmë pas Islandën dhe do ta fitojmë grupin.

Taulant Seferi, pas barazimit me Islandën, ka folur per mediat.  Sulmuesi i Tiranës u shpreh gjithashtu se pjesa e parë e bërë nga kuqezinjtë ishte “Ok”, ndërsa pjesa e dytë nuk ishte siç e kishin dashur.

“Po, jam i kënaqur me golin. Mendova se morëm tre pikët, por edhe një pikë nuk është keq, pasi nuk kemi fituar kurrë këtu. Tani të fitojmë ndaj Izraelit. Jam shumë i lumtur për golin.

Kjo vjen nga puna e bërë me klubin, kam punuar shumë, Zoti ma shpërbleu”.  Çfarë nuk funksionoi me Cikalleshin? Ishim përgatitur t’u merrnim hapësirat, të luanim poshtë. Pjesën e parë luajtëm mirë, në të dytën nuk luajtëm ashtu siç ishim përgatitur, prandaj jemi mërzitur. Tani fokusi tek Izraeli.

Pjesa e dytë me më shumë lëvizshmëri dhe kontakt me topin? E vërtetë, e shfrytëzova rastin, e ndjeva që do vinte topi. Pjesën e dytë isha më i lirshëm, pata edhe rastin me kokë, por nuk gjuajta fort”, deklaroi sulmuesi i Tiranës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit